×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Flet në protestë e bija e të moshuarës që u rrah në Pejë, “Nana nuk më ka vetëm mua, por ju paska të gjithë juve”

    Insajderi
    04 November 2022 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy ditë pas rastit të dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqëve “Orenda” në Pejë, është mbajtur protestë në qytetin e Gjakovës e thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” e cila po mbahet në mbështetje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

    Gjatë protestës ka folur e bija e të moshuarës e cila u keqtrajtua nga një infermiere dhe dy të tjerat përqesheshin dhe i bënin videon, e cila tha se, “Nana nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, por ju paska të gjithë juve”.

    Tutje e bija e të moshuarës ka kërkuar drejtësi dhe vetëdijësim nga institucionet.

    “Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nanën dhe familjen. Ju kisha lut të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet… Nana nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë juve”.

    Derisa, Gjykata Themelore e Pejës lidhur me rastin e sulmit ndaj Minirie Nurës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ka marrë vendimin që tri infermierët e përfshira në pamjet e publikuara të ndalohen në paraburgim me nga një muaj.

    Infermieret e ndaluara janë, Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.

    Kujtojmë se para dy dite, në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihej infermierja Pelaj duke e goditur me shpulakë e shqelma të moshuarën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark