×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Insajderi / Ballina 5

    Fli, leqenik, mantia – sa shpenzoi Konsullata e Kosovës në New York në kohën kur Presidentja ishte në SHBA

    Insajderi
    24 November 2022 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në shtator, në kohën kur Presidentja Vjosa Osmani ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Konsullata e Kosovës në New York, ka shpenzuar goxha dollarë për dreka dhe darka. Gazeta Insajderi sjell detajet ekskluzive.

    Restoranti i famshëm shqiptar “Çka ka qëllu”, i cili gjendet në New York, i kishte disa mysafirë specialë më 26 shtator.

    Aty për ushqim të mirë kishin shkuar punonjësit e Konsullatës së Kosovës, dhe kishin porositur kryesisht gjëra tradicionale.

    Flia, leqeniku, mantiat, djathi, ullinjtë, dhe gjërat e tjera, ishin atë natë në tavolinën e shqiptarëve që punojnë për Kosovën në New York.

    Gjithë këto ushqime, përfshi edhe pijet si ujë, i kishin kushtuar Konsullatës së Kosovës në New York hiç më pak se 401 dollarë, zbulon Gazeta Insajderi.

    Shpenzimet e datës 26 shtator 2022

    Një ditë më herët më 26 shtator, kjo Konsullatë kishte shpenzuar edhe 439 dollarë të tjerë në “Mezee On The River”, një restorant tjetër në New York.

    Aty nuk dihet se çfarë kanë konsumuar mysafirët kosovarë pasi pagesën e kanë kryer përmes kartelës, zbulon Gazeta Insajderi.

    Shpenzimet e datës 25 shtator 2022

    Ndërsa, më 24 shtator kanë harxhuar pak më pak nga paratë e buxhetit të shtetit, në një rast 32 dollarë, dhe një moment tjetër 63 dollarë, zbulon Gazeta Insajderi.

    Shpenzimet e datës 24 shtator 2022

    Krejt këto shpenzime kanë rastisur të ndodhin në kohën kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ekipin e saj kanë qëndruar në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nuk dihet nëse edhe zyrtarët e Presidencës kanë marrë pjesë në këto dreka/darka, pasi Zyra e Vjosa Osmanit nuk ka kthyer përgjigje mbi shpenzimet që i kanë bërë gjatë vizitës së shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gazeta Insajderi më 9 nëntor 2022 i ka kërkuar këto shpenzime, por deri sot nuk ka marrë përgjigje, ndonëse ka kaluar një pjesë e afatit zyrtar që parashihet sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

    Konkretisht, gazeta ka kërkuar shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe stafit të saj për
    biletat e udhëtimit, akomodimin, ushqimin, mëditjet për secilin zyrtar veç e veç.

    Kërkesa për Qasje në Dokumente Publike e bërë më 09 nëntor 2022 nga gazetarja e Insajderit, Njomza Salihi

    Zyra e Presidentes nuk kishte kthyer përgjigje edhe në një rast tjetër. Gazeta Insajderi i kishte marrë përgjigjet për shpenzimet e Osmani-Sadriut vetëm pas urdhrit të Agjencisë për Privatësi, dhe atë vetëm për biletat dhe akomodimin. Për shpenzimet e ushqimit nuk kishin dhënë asnjë detaj.

    Sa kishte shpenzuar Presidentja dhe vartësit e saj për katër ditë në SHBA

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe katër vartës të saj kishin harxhuar 19 mijë e 512 euro në vizitën e korrikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Osmani-Sadriu paratë e buxhetit i kishte harxhuar vetëm për biletën e udhëtimit, dhe akomodimin në Amerikë.

    Për rrugën nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u prit nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, presidentja kosovar pati paguar 2 mijë e 707 euro.

    Derisa për akomodimin, nga data 25 kur e kishte shkelur Amerikën, dhe deri më 29 korrik kur e ka lënë shtetin e Joe Biden, presidentja pati shpenzuar 1 mijë e 833 euro.

    Kështu, Osmani-Sadriu nga buxheti i shteti gjithsej ka harxhuar 4.540.69, derisa në kategorinë dreka/darka, apo edhe të tjera, nuk kishte shpenzuar asnjë cent.

    Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu duke u përshëndetur me Sekretarin Antony Blinken | Foto: Vjosa Osmani-Sadriu, Facebook

    Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, gjatë udhëtimit të tij katër ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte shpenzuar pak më pak se shefja i tij.

    Nga arka e shtetit ai ka harxhuar 3 mijë e 827 euro, zbulon Gazeta Insajderi, pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike.

    Edhe Vela sikur Osmani-Sadriu nuk ka shpenzuar për dreka/darka, apo edhe çështje të tjera.

    Blerim Vela, i pari nga ana e majtë e presidentes Vjosa Osmani-Sadriu gjatë takimit që shefja e tij pati me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministrin Albin Kurti | Foto: Vjosa Osmani-Sadriu, Facebook

    Për çështje të tjera nuk ka shpenzuar as Donjeta Miftari, këshilltarja kryesore për Komunikim.

    Asaj akomodimi gjatë udhëtimit të fund-korrikut në Amerikë i ka kushtuar 1 mijë e 235 euro, ndërsa bileta e aeroplanit 2197.

    Në këtë kategori sipas të dhënave të lëshuar pas dy muajve nga Zyra e Presidentes për Gazetën Insajderi, Learta Hollaj, këshilltarja kryesore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Partneritet, pati shpenzuar 2 mijë e 612 euro.

    Për akomodim ajo i pati harxhuar edhe 1 mijë e 249 euro të tjera.

    14 euro më pak sesa kolegia e tij, i kishte shpenzuar për akomodim fotografi i presidentes, Gerolld Nikoliq, derisa bileta i ka kushtuar 2 mijë e 612 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vjosa Osmani-Sadriu dhe stafi i saj të ulur nga ana e majtë e presidentes | Foto: Vjosa Osmani-Sadriu, Facebook

    Gazeta Insajderi mujain e kaluar kishte sjellë ekskluzivisht detajet e këtyre shpenzimeve të lejuara tek pas dy muajve nga Presidenca, vetëm pas urdhrit që e mori nga Agjencia për Informim, më 6 tetor 2022.

    Si kishte ndodhur rasti?

    Gazeta Insajderi më 11 gusht të këtij viti e kishte nisur një kërkesë për qasje në Dokumente Publike për në Zyrën e Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu.

    Në të kërkoheshin shpenzimet e Presidentes dhe të stafit të saj për vizitën që kishin bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në korrik.

    Kërkesa për Qasje në Dokumente Publike e bërë më 11 gusht 2022 nga gazetarja e Insajderit, Njomza Salihi

    Kabineti i të parës së shtetit nuk e kishte konfirmuar pranimin e e-mail-it, dhe nuk kishte kthyer përgjigje brenda shtatë ditëve, dhe as pas shtatë të tjerave shtesë ashtu siç e parasheh Ligji për Qasje në Dokumente Publike.

    Pasi Gazeta Insajderi kishte pritur dy javë për përgjigje, më 30 gusht 2022 kishte çuar një ankesë për Zyrën e Presidentes tek Agjencia për Informim dhe Privatësi.

    Ankesa e çuar më 30 gusht 2022 nga Njomza Salihi, gazetarja e Insajderit, për Zyrën e Presidentes tek Agjencia për Informim dhe Privatësi

    Kjo e fundi e kishte pranuar menjëherë ankesën, dhe kishte filluar ta trajtonte atë.

    Sot, dy muaj pasi Gazeta Insajderi e kishte çuar kërkesën, Zyra e Presidentes ka kthyer përgjigje për shpenzimet që Osmani-Sadriu dhe stafi i saj i kishin bërë gjatë korrikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Zyra e Presidentes ka kthyer përgjigje për shpenzimet e Osmani-Sadriut dhe të stafit të saj dy muaj pas kërkesës së Gazeta Insajderi

    Shpenzimet iu lejuan Gazetës Insajderi vetëm pas urdhrit që Agjencia për Informim ia bëri Presidencës më 6 tetor.

    Njoftimi i AIP se shpenzimet janë lejuar vetëm pas dërgimit të shkresës njoftuese më 6 tetor 2022

    Nëse të njëjtat nuk do të dërgoheshin nga stafi i Presidentes, atëherë institucioni që drejton kjo e fundit mund të dënoje me gjobë nga institucioni që mbikëqyrë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark