Florian Marku shkëlqeu në ringun ‘Utilita Arena’ të NewCastle të shtunën, në përballjen me uellsianin Chris Jenkins nuk ishte e lehtë. Në një intervistë për “Shqipëria live”, Marku rrëfeu për momentin e vështirë kur u godit në kokë.
“Ndeshja përfundoi me shumë sukses në raundin e katërt. Në raundin e tretë, u goditëm me kokë dhe u çava te syri. U frikësova se nuk po shikoja mirë nga syri, kisha frika se gjyqtari do e ndërpriste”.
Ai shprehet i kënaqur që ka mundur një nga boksierët më të njohur në Angli dhe është i vendosur për t’u përballur me më të fortët.
“Është një nga kundërshtarët më të respektuar, ka pasur titullin e Mbretërisë së Bashkuar. I tregova publikut anglez se kam ardhur për të qëndruar dhe për t’u përballuar me të gjithë”, tha Marku.