×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fluksi në pikat kufitare Kosovë – Serbi, policia angazhon personel shtesë

    Insajderi
    17 December 2023 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për ta menaxhuar fluksin e qytetarëve, të cilët ia kanë mësyr shtetit fqinj për të votuar në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

    Serbët e Kosovës kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar drejt Serbisë për të ushtruar të drejtën e votës.

    Gjithashtu edhe Komuna e Gjilanit ka organizuar transport për qytetarët e Luginës që punojnë në Gjilan, në mënyrë që ata ta ushtrojnë të drejtën e votës.

    “Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e duhura në mënyrë që liria e lëvizjes të jetë e garantuar. Po ashtu policia edhe në pikat e kalimit kufitar ka ndërmarrë hapa konkret përfshirë edhe shtimin e personelit policorë për të përballuar më shumë kalime kufitare se ditëve të tjera.”

    “Për shkak të fluksit të qytetarëve dhe procedurave kufitare, ka ndikuar në krijimin e disa pritjeve të kalimit kufitar në disa pikë kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbin, ku për të shmangur këto pritje Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë, në mënyrë që të kemi një menaxhim sa më efikas të kufijve shtetëror ashtu siç parashihet edhe me MIK, (menaxhimi i integruar i kufirit)”, thuhet nga Policia e Kosovës.

    Në pikat kufitare Jarinje, Dheu i Bardhë, Bërnjak, Merdar e Muçibabë ishin krijuar kolona të gjata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark