×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zgjedhjet serbe – krijohen kolona të gjata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    17 December 2023 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Kjo pasi, serbët që jetojnë në Kosovë janë nisur për në Serbi, ku sot do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe parlamentare.

    Në pamjet e dërguara nga lexuesit e Insajderit shihen një numër i madh i veturave dhe autobusëve në pikën kufitare të Jarinjës.

    Ndërsa, në mëngjes Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se te Dheu i Bardhë dhe Jarinjë pritjet janë deri në dy orë, ndërsa në Merdar 40 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark