20:28 - 26 Maj 2023

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës.

Ai është pajtuar me deklaratën e Bashkimit Evropian që dënon përleshjet në Veri në mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.

“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.