×
Green

Fruti që pastron gjakun dhe shëron sëmundjet më shqetësuese

Insajderi
02 September 2019 - 14:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si një frutë kuruese. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e nektarinës, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e nektarinës përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Frutat e nektarinës janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit.

Nektarinat janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e nektarinës përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark