×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    FSB-ja arreston edhe tre persona lidhur me sulmin në Moskë

    Insajderi
    04 April 2024 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka arrestuar edhe tre persona lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus në Moskë më 22 mars.

    Sipas shërbimit të inteligjencës, arrestimet u kryen në Moskë, Jekaterinburg dhe Omsk. Dy nga të arrestuarit dyshohet se transferuan paratë për të blerë armët dhe një veturë për sulmuesit. Personi i tretë dyshohet se është përfshirë në rekrutimin e bashkëpunëtorëve dhe financimin e sulmuesve të dyshuar.

    Të arrestuarit janë nga Azia Qendrore. Një prej tyre ka shtetësi ruse.

    Në lidhje me sulmin terrorist janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar, dhe shumica nga ta janë shtetas të Taxhikistanit.

    Autoritetet ruse besojnë se Ukraina mund të jetë përfshirë në sulmin ndaj sallës së koncerteve, por Kievi ka mohuar në mënyrë kategorike këtë akuzë.

    Grupi terrorist, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore besojnë se ky grup është përgjegjës.

    Ndërkaq, gjatë një fjalimi në Sindikatën e Pavarur të Tregtisë së Rusisë, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ata që urdhëruan sulmin synonin “të dëmtonin unitetin” e rusëve. /REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark