×
  • Showbiz
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Fundjava sjellë serialin më të përfolur “Rrushe” – Publikohet trailer i plotë

    Insajderi
    05 May 2021 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Rrushe” po vjen, e bashkë me të po vijnë edhe shumë momente të bukura, emocionuese, aktorë të mrekullueshëm, e ngjarje tronditëse, që e bëjnë këtë serial shumë të veçantë.

    Seriali dramë-krim “Rrushe”, që pritet të lansohet këtë të diel, nga ora 20:00, ka bërë bujë të madhe. Përpos aktorëve të njohur që kanë tërhequr vëmendje, për këtë serial është përfolur shumë edhe për mënyrën e realizimit dhe inkuadrimin e reperit Capital T në këngën ‘theme’ të serialit.

    Seriali “Rrushe”, që është seriali me produksionin më të madh televiziv deri tani në trojet shqipfolëse, fillon rrugëtimin me 9 Maj, nga ora 20:00, në gjirafaVideo. Seriali i prodhuar nga GjirafaStudios është i mbushur me emocion, me ngjarje të papritura, e me tregim që lëvizë nga e kaluara në të tashmën, nga Kosova në Gjermani, nga Prishtina në Gjakovë, nga vrasjet në dashuri, e nga ideali në tradhëti. Shtresat e shumta që ka seriali, temat që prekë ai, e mbi të gjitha, përfytyrimi i realitetit të jetës në Kosovë, në dy periudha kohore, e bëjnë këtë serial të paparashikueshëm. E për t’ju përgatitur më shumë për këtë, gjirafaVideo ka lansuar edhe trailer të plotë të serialit “Rrushe”, i cili tregon vetëm disa nga momentet interesante të sezonit.

    Më poshtë mund ta shihni trailerin e plotë të serialit “Rrushe”.



    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark