×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistë dhe milionerë, sa paguhen lojtarët e Kombëtares shqiptare

    Insajderi
    11 November 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armando Broja është një nga lojtarët më të spikatur te Kombëtarja shqiptare, pasi luan me skuadrën e Chelsea.

    Por jo vetëm kaq, 21-vjeçari është dhe lojtari më i paguar sa i përket kuqezinjve që luajnë në Evropë. Kontrata e re e firmosur me blutë e Londrës në muajin shtator kënaq gjithashtu edhe xhepin e Brojës, i cili fiton plot 4 mln paundë në vit.

    Portali ‘Salary Sport’ ka publikuar rrogat e futbollistëve, ku nuk mungojnë as ato të legjionarëve. U transferua nga Napoli tek Lacio, Hysaj tek skuadra romane përfiton 3.2 mln paundë në vit, i ndjekur nga Kumbulla me 2.8. Pjesa më e madhe e lojtarëve të Kombëtares aktivizohen në Serinë A, teksa të tjerë emra janë Berisha, Gjimshiti apo Ismajli.

    Transferimi i madh tek kuqezinjtë është padyshim ai i Asllanit, i cili me kalimin e tij nga Empoli tek Interi përfiton 4-fish më shumë.

    E njëjta gjë ka ndodhur me Xhakomo Vrionin, edhe pse ky i fundit ka kaluar në Ligën Amerikane aty ku ka një pagë prej 1.5 mln paunë në vit. Ndër ligat kryesore, Franca ka pagesa më të ulëta sa u përket lojtarëve tanë, ku Qazim Laçi ka një fitim vjetor afro 90 mijë paundë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark