×
  • Sport
  • Sport

    Gafë e qeverisë spanjolle me kombëtaren e femrave që fitoi Botërorin, i jep medalje motrës së Icardit në vend të kapitenes

    Insajderi
    05 September 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e futbollit të femrave të Spanjës është bërë protagonistë në javët e fundit më shumë për ngjarje jashtë fushës, sesa për suksesin e tyre në Botërorin ku ishin protagoniste absolute. Pas çështjes së puthjes së famshme të presidenti të federatës me një nga lojtaret, tani në skenë del edhe qeveria spanjolle e cila ka dashur t’i nderojë vajzat për atë paraqitje, por në fakt është bërë objekt talljesh nga tifozët. 

    Qeveria i akordoi 23 vajzave protagoniste “Medaljen e artë të urdhrit mbretëror të meritës sportive”, për të vlerësuar arritjen e tyre sportive. Dhe kjo u publikua edhe në fletoren zyrtare nga Këshilli i Lartë i Sportit, i cili më pas konstatoi se kishte një gafë në dekret. 

    Kjo, pasi kushdo që kishte shkruar dokumentin, kishte bërë një ngatërresë të pazakontë sepse emrin e kapitenes së Real Madrid dhe kombëtares, Ivana Andres, e kishte ndërruar me atë të Ivana Ikardit, motrës së Mauro Ikardit e cila është një influencer e njohur, por nuk ka aspak lidhje me këtë sport. 

    Këshilli i Lartë i Sportit kërkoi falje për këtë ngatërresë që sigurisht do të rregullohej, por dëmi ishte bërë pasi kjo shkresë qarkullon tashmë si një tjetër tallje me futbollin e femrava të Spanjës, pasi të gjithë janë të bindur se e njëjta organizatë nuk do ta kishte ngatërruar emrin e kapitenit të kombëtares së meshkujve.

    Gafë e qeverisë spanjolle me kombëtaren e femrave që fitoi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark