×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ganimete Musliu e kalon me sukses operacionin në zemër

    Insajderi
    21 February 2024 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kaluar me sukses operimin në zemër, të cilit iu nënshtrua në Gjermani pak ditë më parë.

    Kështu ka bërë të ditur miku i saj, Besnik Miftaraj, i cili i ka uruar shërim të shpejtë.

    “Ndërhyrja kaloj me sukses dhe tash të uroj shërim sa më të shpejt mikesha ime, Ganimete Musliu!”, ka shkruar mbrëmë Besnik Miftaraj.

    Deputetja Musliu për shkaqe shëndetësore nuk mori pjesë as në seancën solemne për nder të Pavarësisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark