×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gara mes Clinton dhe Trump nisë egër në Twitter

    Insajderi
    09 June 2016 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump ka reaguar ndaj urimit të Barack Obamas për Hillary Clinton që është zgjedhur kandidatja demokrate për presidente të Amerikës duke shkruar se presidenti vetëm sa ka uruar për Amerikën edhe 4 vite të tjera sikurse me të, porse amerikanët nuk e duan këtë.

    Hillary Clinton apo kushdo tjetër që e kontrollon profilin e saj, ka shkruar një porosi të qartë që edhe ka shkuar viral. Ka shkruar thjeshtë: Fshije llogarinë tënde.

    Kjo sipas medieve amerikane është një porosi e Clinton që i drejtohet zakonisht personaliteteve të cilat duke tentuar të bëjnë humor dështojnë.

    E debati i ashpër ka vazhduar edhe tutje. Donald Trump i ka kthyer një tjetër mesazh duke shkruar me ironi duke pyetur Clinton për 33 mijë emailet që ajo i ka fshirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark