×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gara për të parin e avokatëve në Kosovë, kandidati më serioz Besnik Berisha

    Insajderi
    23 December 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Oda e Avokatëve të Kosovës, pritet të zgjedhë kryetarin e saj të ri në zgjedhjet që do të mbahen në muajin mars të vitit të ardhshëm.

    Kësaj gare pritet t’i hyjë kryetari aktual i OAK, Behar Ejupi, avokati Yll zekaj, kryetari i avokatëve të Prishtinës Nasuf Hasani, si dhe avokati Besnik Berisha

    Nga këta kanidatë potencial, deri më tani kanidati më serioz është avokati me famë Besnik Berisha.

    Pozita e të parit të avokatëve në vend jo rrallë here ka ditur te zgjojë dëbate që përfundonin edhe me akuza të rënda.

    Për këtë, vite më parë, InDoks – prodhim i Insajderit pati transmetuar dokumentarin “Oda e akuzëve”, që mund ta shikoni të plotë këtu:

    Dy  avokatë që janë në garë për Kryetar të OAK, Besnik Berisha e Nasuf Hasani së fundmi kanë pasur edhe një ‘betejë” brenda Odës ku i ndëshkuar përfundoi Hasani.

    Besnik Berisha po ashtu muaj më parë ka pasur një debat të ashpër me Prokurorin Rasim Maloku. Se çka ka ndodhur në këtë rast, Berisha e pari rrëfyer komplet në Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark