×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nasuf Hasani thotë se ra pre e provokimeve të prokurorit Veseli, hedh akuza ndaj tij dhe Behar Ejupit

    Insajderi
    01 December 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot gjatë ditës, Gazeta Insajderi ka publikuar emailin kërcënues që avokati Nasuf Hasani ia kishte dërguar prokurorit disiplinor Rexhep Veselit.

    Referoju e-mailit të datës 11 maj 2023, kur e ke shpall vetën kompetent në raport me Behar Ejupin, prej këtij momenti edhe një herë bon vaki e me dërgon diçka ose pa ta q* at nanë që t’ka pjellë se la. Ke me u bindë, po të garantoj se je tu ma rreziku familjen tem bre qen bir qeni,” – kishte shkruar avokati Hasani në emailin dërguar prokurorit Veseli.

    Për mesazhin me gjuhë kërcënuese ndaj prokurorit është deklaruar vetë avokati Nasuf Hasani.

    Hasani në një prononcim për Insajderin tha se ndihet keq që ka rënë pre e provokimeve të prokurorit Veseli. Sipas tij, Veseli po shpërblehet për veprimet e tij korruptive.

    Së pari shprehi keqardhje për veten time, familjen time dhe avokatët e Degës në Prishtinë se si kam rënë në provokime të tilla, mirëpo, veprimet korruptive dhe selektive të Rexhep Veselit nga pozita e Prokurorit Disiplinor në Odën e Avokatëve, përveq se nuk dënohen, përkundrazi Rexhep Veseli shpërblehet me rritje të 2 koeficientëve të pagës së tij“, tha Hasani.

    Ai tha se prokurori Veseli me Odën e Avokatëve të Kosovës sillet si polic dhe se është provokuar vazhdimisht nga ai.

    Pra këto veprime të tija kanë qenë në vazhdimësi provokim nga ana e tij në raport me mua, duke e pasur parasysh pozitën e Kryetarit të Degës në Prishtinë në Odën e Avokatëve. Rexhep Veseli me OAK-ën sillet si polic, e që këto veprimet e tija shihen kur me datë 25.03.2023, e kanoste me heqje të licencës Gani Kelmendin nga Peja. Tutje lidhur me këtë çështje juridiko-penale që akoma është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Pejë, Rexhep Veseli si i dyshuar është intervistuar nga Policia e Kosovës, dhe sa unë kam njohuri, kallëzimi penal tani më gjendet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë“, u shpreh ai.

    Tutje, avokati Hasani tha se prokurori Veseli e konsideron vetën imun ndaj ligjeve të OAK’së.

    Rexhep Veseli, OAK-ën e konsideron sikurse e ka sjellë nga shtëpia e tij, duke harruar fare se unë i përfaqësoj gjysmën e avokatëve në nivel vendi. Rexhep Veseli-Prokuror Disiplinor në OAK-ë, e konsideron vetën e tij imun ndaj normatives së OAK-së, e kjo gjendje i është krijuar nga Behar Ejupi-Kryetar i OAK-së, nga se për shkeljet ligjore dhe statutare të Behar Ejupit, lëre që nuk inicion procedura disiplinore, mirëpo, e shpall veten jo kompetent. Ligji nr. 04/L-193 për Avokatinë, Statuti i OAK-së, Kodi i Etikës së Avokatit dhe Rregulloret e OAK-së, askund me asnjë fjalë ose fjali, nuk i largojnë nga përgjegjësia të zgjedhurit e OAK-së, e kundërta nga ajo siç e ka theksuar Rexhep Veseli si në faqen 5 të Vendimit me nr: 65-3/2021 të datës 19 mars 2023.“, deklaroi ai.

    Sipas avokatit, prokurori Veseli ka marr mëditje jashtëligjshëm.

    Këshilli Mbikëqyrës i OAK-së, në Raportin Financiar për vitin 2022, me nr. 551/23 të datës 09.06.2023, në faqen 13 pika 2 thekson: Është hasur në disa raste kur prokurori disiplinor ka mar pjesë në TPJ është paguar për punë jashtë orari por të njëjtat nuk janë në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të pozitës të tijë të punës. Këshilli Mbikëqyrës, në faqen 13 pika 4 të Raportit Financiar si në atach, e zbulon keqpërdorim mbi 7000 euro të Behar Ejupit, pra siç shprehet: Është hasur tek shpenzimet e udhëtimeve zyrtare raste ku vlera e tyre ka kaluar shumën prej 3000 eurove. Udhëtimet që e kanë kaluar këtë vlerë janë udhëtimi në Lituani në vlerë prej 3,156.08 euro“, deklaroi Hasani.

    Ai tha se prokurori disiplinor Veseli nuk ka marr masa ndaj kryetarit Ejupi për shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit.

    Për informimin e juaj, në këtë udhëtim kishte mar pjesë Behar Ejupi-Kryetar i OAK-së, ndërsa lidhur me shpenzimin e këtij udhëtimi, në Raportin Financiar mujor të datës 17.06.2022, për periudhën 01 maj deri 31 maj 2022, në pikën 4.16, lidhur me shpenzimet e udhëtimit për në Lituani, Behar Ejupi e kishte paraqitur shumën e përgjithshme prej 2,036.39 euro. Rexhep Veseli-Prokuror Disiplinor në OAK-ë, edhe për shumë raste tjera nuk ka iniciuar procedura disiplinore, prandaj qasja e tillë selektive, paraqet edhe vepër penale“, th ai.

    Avokati Hasani tha se në asnjë mënyrë nuk e ka kërcënuar prokurorin, derisa shtoi se Veseli nuk ka asnjë kredibilitet të qëndroj në OAK.

    Rexhep Veseli-Prokuror Disiplinor në OAK-ë, edhe për shum raste tjera nuk ka iniciuar procedura disiplinore, prandaj qasja e tillë selektive, paraqet edhe vepër penale, dhe nuk ka asnjë kredibilitet të qëndroj tutje në OAK-ë, e si rrjedhojë ka qenë reagim i imi ndaj kësaj qasje të tijë, e në asnjë mënyrë kanosje. Krejt në fund, edhe një here shprehë keqardhje ndaj familjes time, kolegëve të mijë që kam rënë pre e provokimeve te tij“, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark