×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gashi – Vetëvendosjes: Ju ishit gati të fundit nga ata që e njohën Republikën e Kosovës

    Insajderi
    13 February 2023 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, deklaroi se kryeministri Albin Kurti, premtoi rishikimin e marrëveshjeve të nënshkruara ne Bruksel, por i nisi vetëm tri, e në asnjërën s’pati sukses.

    Ai tha para deputetëve të hënën se Kurti i rishikoi marrëveshjet për dokumentet personale, për çështjen e targave dhe për energjinë, por nga këto marrëveshje, sipas Gashit, Kurti e largoi Kosovën nga marrëveshja finale.

    “Në kërkim të tradhtisë nga paraardhësit e tij, u shndërrua në ndjekës të tyre. Pra, ju pa koordinim me miqtë e për spektakël populist, marrëveshjen për targat e paraqitet si gjithçka fund e larguat Kosovën nga marrëveshja finale. Ju ishit gati të fundit nga ata që e njohën Republikën e Kosovës”, tha Gashi.

    Deputeti i LDK-së theksoi se Kuvendi dhe qytetarët duhet ta dinë qëndrimin e Kurtit për dialog.

    “Ne nuk kërkojmë dhe bëjmë presion për ato që ju keni deklaruar dhe mënyrën si i keni çuar njerëzit drejt vdekjes, por luftojmë që të mbrohen integriteti i Kosovës”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark