×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta Maqedonia: Zaev po gënjen shqiptarët, s’ka ligj për gjuhën shqipe

    Insajderi
    21 September 2017 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ligji për gjuhët nuk do të miratohet para zgjedhjeve, pas këtij leximi të parë vijon leximi i dytë, debatet për amendamentet dhe më pas diskutimi publik.

    Këtë e ka konfirmuar koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM, Tomislav Tuntev.

    Por, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në korrik të këtij viti pat deklaruar se ligji për përdorimin e gjuhës shqipe po përgatitet dhe se planifikohet që para zgjedhjeve lokale të kalojë në seancë qeveritare.

    “Një gjë është e sigurt: Qeveria do ta sjellë me siguri ligjin para zgjedhjeve lokale. Nëse përgatitemi me komisionet e Venedikut, do ta sjellim edhe në Kuvend. Dhe vetëm na ndiqni dhe do ta shihni si do të shtohen votat edhe të maqedonasve, edhe të shqiptarëve, edhe të turqve, edhe të serbëve për koalicionin qeverisës, për shkak se jam i bindur që populli dëshiron zgjidhje të problemit”, pati thënë kryeministri Zaev./Gazeta Maqedonia

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark