×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gazetari i verbër pëson lëndime nga një hajdut

    Insajderi
    29 December 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reporteri i verbër i BBC-së, Sean Dilley ka pësuar lëndime nga një hajdut.

    Një hajdut e goditi gazetarin Sean Dilley, i cili ishte në detyrë gjithë natën e së martës. Pak para orës 6 të mëngjesit i është afruar një person me biçikletë.

    Gazetari bëri të ditur se ia kishte rrëmbyer telefonin fillimisht.

    Më ka rrëmbyer celularin nga dora”, ka shkruar ai në Twitter.

    Siç njofton BBC, gazetari kapi hajdutin dhe e hodhi në tokë, sekuestroi celularin dhe kontaktoi policinë përmes asistentit zanor.

    Ai shtoi se nuk ka pasur dëme materiale, por ka pasur dhimbje fizike. Ai ka pësuar disa prerje dhe mavijosje.

    Edhe pse veproi me zgjuarsi, Dilley thotë se kur e mendon në retrospektivë e sheh sjelljen e tij në mënyrë kritike.

    “Asnjë objekt nuk ia vlen të rrezikoni shëndetin tuaj. Ajo që bëra sot nuk ishte veprim shumë i zgjuar”.

    Megjithatë, ndërhyrja e guximshme e Dilley ngjalli kryesisht komente pozitive.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark