×
Insajderi / Insajderi

Gazetari kosovar përlotet gjatë raportimit live për të moshuarën që u rrah nga infermierja

Insajderi
03 November 2022 - 16:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Gazetari kosovar, Kosovë Gjoci, është përlotur teksa ka raportuar për rastin e dhunimit të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Gjatë raportimit live për Euronews Albania, gazetarit iu mbushën sytë me lot në momentin që tha që e moshuara ishte nënë e një dëshmori që humbi jetën në luftën e Kosovës kundër Serbisë.

Familjarët e kishin vendosur në shtëpinë e pleqve Orenda në Pejë për një kujdesje më të mirë. Por Minire Nura, në atë shtëpi përjetoi ndër ditët më të këqija të jetës së saj.

Infermieret e Orendas e keqtrajtuan, e rrahën e u tallën me të. Ato nuk treguan pikë mëshire, duke harruar se kishin të bënin me një nënë. Nënë të një djali që kishte dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Në videon e cila është bërë virale, shihet infermierja Aurona Pelaj ku për 58 sekonda e godet brutalisht 10 herë të moshuarën.

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi që sulmuan viktimën dhe Remzie Kuqi e cila e incizoi ngjarjen, përfunduan në pranga të policisë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tri të dyshuarit.

Njëri nga prokurorët e rastit, Dorjan Juniku, i cili tha se para pak qastesh ka filluar procedura penale kundër tri të pandehurave.

“Tani mund t’iu konfirmoj edhe zyrtarisht që Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të përgjithshme në Pejë para pak qastesh ka filluar procedurën penale kundër tre të dysharave apo të pandehurave në atë mënyrë që ka nxjerr aktvendimin për fillimin hetimeve për veprën penale që u vihet në barrë. Po ashtu, në Gjykatën Themelore te gjyqtari i procedurës paraprake kemi parashtruar dhe ekspduar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark