×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gërvalla, Daçiqit – po gënjen: Besoj fuqishëm se Thaçi dhe të tjerët në Hagë do të shpallën të pafajshëm

    Insajderi
    27 April 2023 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq e ka akuzuar kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla që për shkak dëshmive të saj ish-presidenti, Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli po gjykohen në Hagë.

    Gërvalla ka reaguar ashpër Daçiqit duke thënë se e kupton gjuhën që po përdorë. Por që  ajo beson se Thaçi dhe të tjerët janë të pafajshëm për çka po akuzohen.

    Duke e cilësuar si gënjeshtër deklaratën e tij, Gërvalla e sugjerojë Daçiqin që të lexojë më shumë se sa veç kryetitujt e lajmeve.

    Është e vërtetë që z. Thaçi është në Hagë por unë besoj fuqimisht se ai do të dëshmojë që UCK, ai vet dhe të tjerët qe janë të akuzuar kanë çdo argument në anën e tyre se janë të fajshëm nga ato akuza. Dhe nuk ia vlen asnjë koment më shumë për atë që thatë për mua, për tendencën për të më lidhur me Specialen qoftë si dëshmitare apo diçka tjetër. Kjo është e pavërtetë, iu këshillojë që të lexoni më shumë sesa veç kryetitujt, kjo do të ishte sukses i madh për ju”, i tha Gërvalla atij./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark