×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla: Diplomantët evropianë nuk janë në gjendje të japin vlerësim se kur mund të hiqen masat

    Insajderi
    16 January 2024 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të pa drejta dhe të pakuptueshme.

    Në një konferencë për media bashkë me homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, Gërvalla është shprehur se diplomantët evropianë nuk janë në gjendje të japin vlerësim se kur mund të hiqen masat e caktuara.

    “Masat ndaj Kosovës i kemi cilësuar si të padrejta dhe të pakuptueshme, për shkak se asnjë diplomat evropian nuk është në gjendje të jap një vlerësim real se kur konsiderohen kushtet e përmbushura me qëllim që të hiqen masat. Ka konfuzion të madh mes diplomatëve evropianë se çfarë konsiderohet çtensionim dhe kur konsiderohen të përmbushura. Masat e padrejta ndaj Kosovës nuk mund të ndihmojnë për të heshtur rreth faktit se në tetor topi ka kaluar te BE-ja dhe është radha e ndërmjetësuesve të BE-së që të sjellin Serbinë në tavolinë, me një qasje konstruktive për të nënshkruar marrëveshjet që janë arritur vitin e kaluar”, u shpreh Gërvalla.

    Më tutje Gërvalla tha se ka ardhur koha që BE të thotë fjalën e vet për atë çfarë ka ndodhur në Banjksë.

    “Kosova është treguar konstruktive në proces dhe është e interesuar që të arrijë rezultate. Ka ardhur koha që BE të thotë fjalën e vet për atë çfarë ka ndodhur në Banjskë dhe të mos lejohet që injorimi I fakteve të sjellë incidenteve të reja” , u shpreh Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark