×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Drafti i Asociacionit nuk është i mirë

    Insajderi
    19 January 2024 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla është deklaruar sërish për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pikë kjo mjaft e nxehtë në dialogun Kosovë – Serbi.

    Gërvalla, së fundmi, në një intervistë në televizionin publik ka deklaruar se nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë.

    Më herët, ministrja ka deklaruar se ky draft nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës, teksa ka siguruar qytetarët se institucionet e Kosovës nuk do ta pranojnë një draft, i cili do ta dëmtojë shtetin.

    “Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja sepse përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësimeve tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të”.

    “Unë iu lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit unë ju siguroj që nuk ka a një tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës”, pati thënë Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark