×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla i reagon ashpër Borrellit për deklaratën e tij pas sulmit në veri

    Insajderi
    24 September 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Gervalla deklaroi se Borrelli nuk e tha asnjë fjalë në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.

    Terroristët vrasin policinë – dhe ju thoni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A iu referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si ‘armiqësore’?”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Ajo e quajti reagimin e Borrelit të turpshëm, derisa pyeti se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark