×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla për pagën 7,500 euro të këshilltarit Gani Jakupi: Shumë modeste

    Insajderi
    24 November 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla. Këtë pagë Gërvalla e quajti ‘shumë modeste’.

    Ministrja Donika Gërvalla tha se Gani Jakupi nuk është këshilltar i saj, por është i angazhuar në bazë të një kontrate.

    Derisa po raportonte në Komisionin për Punë të Jashtme, Gërvalla ka akuzuar Musliu-Shoshin se PDK-ja ka pasuar edhe 50 fishë më shtrenjtë për shërbime të njëjta.

    Sa i përket pagesë prej 7 500 euro, pikërisht partia që ju përfaqësoni ka paguar 50 fishin. Për PDK hezitoj që të diskutoj për financa, unë ju dëgjova sepse ju e shfrytëzon mikrofoni vetëm për të bërë gënjeshtra. Kjo nuk është pagë, është një projekt i lidhur me objektiva të qarta”, tha Gërvalla.

    Me këtë shumë modeste që nuk është pagë mujore është shumë modeste për gjithë lobimin që bënë. Ai nuk është këshilltar i imi, ai ka një kontratë. Më vjen keq që Gani Jakupi përballet me një fushat të tillë”, tha ajo.

    Në medie u raportua se Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark