×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla takon zëvendëskancelarin gjerman, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

    Insajderi
    20 February 2024 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck.

    Gjatë takimit të realizuar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

    “Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë, Robert Habeck në margjinat e MSC2024, shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe theksuam rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Gërvalla në X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark