×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gërvalla tallet pak me qytetarët: Do ta bëjmë bashkë me Martin Berishajn një konferencë shtypi

    Insajderi
    16 January 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është tallur pak me qytetarët e Kosovës. Ajo ka deklaruar se do të mbajnë një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në një skandal financiar.

    “Sot në mëngjes kam folur me ambasadorin Berishaj dhe ai ka treguar gatishmërinë që të bëjmë një konferencë të përbashkët për shtyp ku ai do të mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve”, ka thënë Gërvalla para gazetarëve.

    Përkundër raportimeve, ministrja ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje.

    “Unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga shtetet të cilat janë përmendur që të na japin informacione se a janë të vërteta apo spekulime të medieve të ndryshme akuzat ndaj tij. Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale – ai shkarkohet kur ka arsye faktike”, tha ajo në konferencën e përbashkët me homologen e saj nga Sllovenia, Tanja Fajon.

    Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur, tha Gërvalla.

    Emri i Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Martin Berishaj ka një kohë që qarkullon në raportime e mediave sllovene për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në një skandal financiar.

    Insajderi para dy ditësh ka publikuar transaksione të shumta financiare në mes të llogarive të kompanisë sllovene që merret me tregtinë e energjisë elektrike “GEN”, përfshirë edhe Degën që kjo kompani ka në Beograd, parat e të cilës janë derdhur edhe në llogarinë e kompanisë së ambasadorit Martin Berishaj në Mal të Zi “MB Consulting”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark