×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gëzim i madh i futbollistëve dhe Ilir Dajës pasi e kuptuan kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    14 June 2022 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    FC Ballkani pak minuta më parë kuptoi kundërshtarin e parë që do të ketë në rrethin eliminator të Ligës së Kampionëve. Klubi kampion i Kosovës për kundërshtar do ta ketë kampionin e Lituanisë, Zalgiris Vilinius, shkruan Insajderi.

    Emocionet e shortit, skuadra e Ballkanit i përjetuan së bashku pasi ishin grumbulluar e gjithë skuadra me stafin, për ta përcjell shortin që ishte duke i hedhur në Nyon të Zvicrës.

    Pasi zyrtari i UEFA-s, zbuloi emrin e kundërshtarit të Ballkanit, gjithë skuadra filloi festën të cilës i printe trajneri Ilir Daja.

    Festa e tyre u transmetua direkt në faqen zyrtare të klubit, madje u dëgjuan edhe disa sharje të rënda.

    Kjo video tashmë është larguar nga faqja disa minuta pasi përfundoi transmetimi direkt i shortit.

    Në hedhjen shortit në Nyon, si përfaqësues i klubit ka marrë pjesë presidenti Arsim Kabashi.

    Ndeshjen e parë do ta zhvillojë si vendës më 5 ose 6 korrik, ndërsa si mysafir më 12 ose 13 korrik.

    Shorti është hedhur në Nyon të Zvicrës, që përcaktoi çiftet e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve për sezonin 2022-2023.

    Klubi nga Suhareka do të marrë pjesë për herë të parë në gara evropiane pas shpalljes kampion i Superligës së Kosovës në futboll. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark