×
  • Sport
  • Sport

    Giresse flet pas barazimit turpërues: Nuk arritëm ta thyejmë bllokadën e krijuar nga Andorra

    Insajderi
    28 March 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka pranuar se ekipi i tij nuk pati zgjidhjen e duhur për të shënuar më shumë se një gol kundër Andorrës, e cila mori një pikë të vlefshme në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    Pas ndeshjes, Giresse ka thënë se Kosova dominoi, por shtoi se në fund i mungoi konkretizimi për të shfrytëzuar të rastet e shumta që i krijoi gjatë tërë ndeshjes. Ai po ashtu, është shprehur i pakënaqur edhe me arbitrin e ndeshjes, për të cilin tha se i pati disa vendime në dëm të Kosovës.

    “Mendoj se nuk e kemi gjetur zgjidhjen, pavarësisht dominimit dhe organizimit të lojës. Na mungoi diçka në fund për t’i konkretizuar rastet e shumta. Pastaj ishin disa vendime të arbitrit që nuk ishin në favor tonin dhe ka shumë gjëra tjera që bënë që mos ta fitojmë këtë ndeshje. Kundërshtari ishte tërhequr prapa dhe ne ishim të përgatitur për këtë mënyrë të lojës, por nuk arritëm ta thyejmë bllokadën e krijuar për të shënuar më shumë dhe fituar ndeshjen”, tha Giresse.

    “Kam kërkuar të luajmë më shpejtë dhe të lirohemi nga topi, por duket se ndikoi fakti te zgjidhja e fundit për të mos marrë më shumë se një pikë”.

    Ai insistoi se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje për shkak se ka edhe shumë ndeshje deri në fund të këtij cikli eliminator dhe gjithçka mbetet e hapur sa i përket kualifikimit në Evropian.

    Pas dy ndeshjeve të luajtura në Grupin I, Kosova ka tubuar dy pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark