×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Gjatë verës do të fillojë ndërtimi i rrugës”- Vuçiq sfidon Qeverinë e Kosovës

    Insajderi
    27 April 2021 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, para një javë ka deklaruar se do të fillojë një rrugë Jarinjë-Mitrovicë, gjë që Qeveria e Kosovë një gjë të tillë e ka cilësuar si deklarim të pamatur nga presidenti serb.

    “Sa i përket rrugës Jarinje-“Mitrovicë e Kosovës”, mendoj se duhet të jetë një pasqyrë se si duhet të duket, e jo të na vjen turp për shkak të numrit të gropave të cilat i kemi atje dhe problemeve të cilat mund t’ju shkaktohen veturave. Kur niset Drobnjaku nga Vranja? (përgjigje: për 15 ditë), po thotë për 15 ditë e ju llogaritni për një muaj… e njoh Drobnjakun… por ka marrë urdhër dhe paratë janë siguruar për këtë, ta dini, kjo është pjesë e madhe rrugore dhe pjesë e rëndësishme e cila duhet të lidhë Mitrovicën Veriore me pjesën më të madhe të serbëve të “Kosovës dhe Metohisë”, të gjithë serbët e “Metohisë” (Dukagjinit), dhe serbët e Kosovës,së paku, të them kështu, na Prilluzhja, Plemetini, Babinmosti, pra nga gjithë ajo pjesë në mes të Mitrovicës, nëpër Vushtrri e Obiliq, deri në Prishtinë”, ka thënë Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark