×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjenden 60kg drogë në kashtë në Skenderaj, arrestohet 28 vjeçari

    Insajderi
    15 August 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 28-vjeçar në Vajnik të Skenderajt pasi në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të tij janë gjetur dhe konfiskuar gati 60 kilogramë drogë e llojit marihuanë.

    Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit E.A. ka ndodhur sot rreth orës 16:20.

    droga skenderaj vajnik

    “Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot më 15.08.2023, rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore (DHTNj, NjRSH, zyrtarë policorë nga SP Skenderaj) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogramë e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon”, tha Policia në njoftim.

    droga skenderaj vajnik

    I dyshuari, sipas policisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark