×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet afro gjysmë kilogrami marihuanë në Viti

    Insajderi
    03 January 2019 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën pasdite njësitet policore kanë gjetur 431 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë në një shtëpi të pabanuar në fshatin Tërpezë të Vitisë.

    “Njësitet policore pas pranimit të informatës, për substanca të dyshuara narkotike në një shtëpi (të pabanuar) kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë gjetur e konfiskuar  431 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin ne PK’së.

    Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer hetimet e nevojshme.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark