×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet e mitura nga Gjakova e cila u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua

    Insajderi
    23 February 2024 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është gjetur një e mitur e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjakovë. Lidhur me rastin është arrestuar një burrë për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia.

    Asaj i është ofruar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është dhunuar.

    I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajtje.

    “Gjakovë  21.02.2024 – 12:45. Më 22.02.2024 pas hetimeve të zhvilluara është gjetur viktima femër mashkull kosovar (e mitur) e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia. Viktima i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark