×
Show

Gjendet e vdekur aktorja dhe modelja e njohur

Insajderi
16 November 2018 - 09:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kim Porter, modelja dhe aktorja  që për më shumë se 13 vite ishte partnerja e reperit Diddy, është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Burime pranë saj kanë konfirmuar se prej disa javësh ajo ishte sëmurë me grip dhe doktori i kishte dhënë mjekim për pneumoninë, por është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen.

 “Fatkeqësisht, më duhet të konfirmoj vdekjen e Kim Porter. Ju lutem ruani privatësinë e familjes në këtë moment” – thanë miqtë e reperit Diddy për “TMZ”.

Diddy dhe Kim kanë qënë për më shumë se një dekadë së bashku. Ata nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 1994 dhe i dhanë fund në vitin 2007. Ata kanë tre fëmijë, vajzat binjake Jessie James dhe D’Lila, që erdhën në jetë në 2006-ën dhe djali Christan Combs, në 1998-ën/Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark