×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet në një humnerë 61 vjeçari i zhdukur në Prevallë

    Insajderi
    28 March 2024 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur në një humnerë 61 vjeçarin nga Ferizaji të zhdukur në Prevallë.

    I njëjti ishte në pushime me bashkëshorten e tij në Prevallë. Ai kishte dalur për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.

    Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo ka raportuar se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30.

    Pas raportimit policia ka dalur për ta hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën bashkë më njësin e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit.

    “Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është  trajtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark