×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendja në Veri, Lajçak takohet me eurodeputetin që është raportues i PE’së për Serbinë

    Insajderi
    28 September 2023 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me deputetin sllovak i cili është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian

    Me të Lajçak ka folur për situatën në veriun e Kosovës, si dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

    Patëm një diskutim të mirë me deputetin e Parlamentit EVROPIAN  VladoBilcik. Folëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më gjerë rajonale”, ka shkruar Lajçak.

    Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

    Po ashtu nga ky shtet vjen edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark