×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendja shëndetësore e burrit të Shkurte Fejzës, flasin nga spitali i Prizrenit

    Insajderi
    23 February 2024 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një veturë e ka goditur bashkëshortin e këngëtares, Shkurta Fejzës, Hajrush Behlulin. Në media u publikuan pamje ku ai shihej i gjakosur.

    Por gjendja e Hajrush Behlulit është stabile. Kështu ka thënë shefi i emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti për Gazetën Insajderi.

    Ai ka treguar se Behluli është dërguar në spital rreth orës 11:15 për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti, por gjendja e tij për momentin është stabile.

    “Pas kryerjes së ekzaminimeve, terapionit dhe konsultave, pacienti është pranuar në repartin e ORL-së”, tha Veçgishti.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka kofnrimuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi

    Ai ka bërë me dije se Behluli është jashtë rrezikut për jetë.

    Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, konfirmoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark