×
Show

Gjendja shëndetësore e Lugatit, vjen lajmi i fundit nga drejtori i Klan Kosovës

Insajderi
18 January 2023 - 11:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Adriatik Kelmendi, drejtori i Klan Kosovës, ka treguar se gjendja shëndetësore e Gjon Karricës të njohur si Lugati është stabile.

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile”, ka shkruar Kelmendi, transmeton Gazeta Insajderi.

Njofimi i plotë:

Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.

Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.

Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark