×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjendje emergjente në Islandë, vendi përgatitet për shpërthim vullkani

    Insajderi
    13 November 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Islanda është duke u përgatitur për një shpërthim vullkanik në ditët në vijim. Sipas raportimeve të mediave të huaja më shumë se 500 tërmete kanë goditur gadishullin Reykjanes që nga e diela, e edhe pse tërmetet nuk kanë qenë shumë të fuqishme është paralajmëruar për një shpërthim të mundshëm vullkanik.

    Sipas ekspertëve një lumë magmë i gjatë rreth 15 kilometër që rrjedh nën kët gadishull vazhdon të jetë aktiv duke kërcënuar qytetin që tashmë është evakuuar Grindavik.

    Dihet se deri më tash si shkak i lëkundjeve që kanë ndodhur qindra njerëz janë larguar nga vendi, ndërsa në rrugët e qytetit janë shfaqur të çara.

    Grindavik ndodhet 15 km në jug të Aeroportit Ndërkombëtar Keflavik, kurse në vend është krijuar frikë e madhe nga një përsëritje e mundshme e vitit 2010 kur kishte shpërthyer vullkani Eyjafjallajokull.

    Ky shpërthim atëkohë solli kaos në industrinë ajrore evropiane për një javë me më shumë se 50 mijë fluturime të anuluara. Ndërsa tani edhe pse nuk ka pasur ndotje të ngjashme të ajrit, janë rregjistruar mijëra lëkundje të përqendruara më shumë në Gadishullin Reykjanes, i cili ka qenë i fjetur nga aktivitetit vullkanik për 800 vjet përpara një shpërthimi të vitit 2021.

    Aktualisht Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Zyra Meteorologjike Islandeze ka thënë se ekziston rrezik i konsiderueshëm për një shpërthim.

    Kujtojmë se të enjten, shtimi i aktivitetit sizmik në atë zonë i nxiti autoritetet që ta mbyllnin Lagunën e Kaltër. Më shumë se 20 mijë dridhje të tokës janë regjistruar në pjesën jugperëndimore të Islandës që nga fundi i tetorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark