×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjenerali i Hekurt ukrainas bën gjestin e madh pas trashëgimisë prej 1 milionësh që morri papritur

    Insajderi
    07 February 2023 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse kaherë i famshëm e i përfolur, kreu i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzhny u bë edhe më i diskutuar me gjestin e dhurimit të 1 milion eurove që ai i fitoi papritur, shkruan Insajderi.

    Më 24 janar, New York Times raportoi se Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, trashëgoi 1 milion dollarë nga një amerikan me origjinë ukrainase, Gregory Stepanec, dhe dhuroi të gjithë shumën për nevoja të ushtrisë.

    Kjo u konfirmua edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës duke njoftuar se Zaluzhny i drejtoi ato para në tërësi në një llogari të posaçme të Bankës Kombëtare të Ukrainës për mbledhjen e fondeve për nevojat e ushtrisë, gjë që konfirmohej nga mesazhi SWIFT i bankës i datës 5 janar. 2023.

    “I dhashë gjithë jetën Forcave të Armatosura. Dhe nuk kisha asnjë dyshim se çfarë duhet të bëja me trashëgiminë. Vullneti i fundit i zotit Grigory me sa duket ishte të mbështeste ushtrinë ukrainase nëpërmjet meje. I jam mirënjohës të gjithëve që ndihmojnë Forcat e Armatosura të Ukrainës, si dhe familjes time për mirëkuptimin e tyre”, shkroi gjenerali Zaluzhny.

    Tani është zbuluar se kush ishte Grigory Stepanets, për të cilin të afërmit e tij thanë se “vetëm dashuria e tij për bimët dhe pemët mund të krahasohet me dashurinë e Grigory për Ukrainën”.

    Ai bëri miliona me një patentë

    Stepanec ka lindur në vitin 1938 në qytetin ukrainas të Vinnytsia. Babai i tij u vra nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu që ai dhe nëna e tij u evakuuan në Urale dhe u kthyen në Vinicë vetëm pas përfundimit të luftës.

    Si gjatë evakuimit, ashtu edhe pas kthimit, ata u përhumbën nga uria. Në Vinicë, daja i tyre, veteran që humbi këmbën në luftë, i ndihmoi duke i ndarë ushqimet që merrte me Grigorin dhe nënën e tij.

    Grigorij Stepanec u largua nga Ukraina dhe u diplomua në Universitetin Shtetëror të Moskës Lomonosov, më pas një master në matematikë dhe kimi dhe në fund, një doktoraturë në kimi.

    Ai punoi si shkencëtar në Institutin Kërkimor për Gjeofizikën, por u pushua nga puna pasi nënshkroi një letër mbështetëse për disidentët. Stepanec u përpoq të largohej nga BRSS, por komunistët nuk e lanë dhe ia doli vetëm pasi Mikhail Gorbaçovi erdhi në pushtet.

    Ai u zhvendos në Amerikë dhe në vitin 1989 jetoi në qytetin Redmond në shtetin e Uashingtonit dhe punoi si programues për Microsoft.

    Stepanec u bë i pasur kur ai dhe një koleg shpikën një patentë për një teknikë të dekodimit të të dhënave, e cila përshpejton përpunimin e informacionit në kompjuter. Ai dihet se fliste ukrainisht, rusisht, gjermanisht, italisht dhe anglisht dhe vdiq më 24 tetor 2022 – një ditë pas gruas së tij Ala. Ata lanë pas një vajzë, një mbesë dhe një stërnip.

    Shpërndau pasurinë

    U zbulua gjithashtu se, përveç gjeneralit Zaluzhny, Stepanec la trashëgim edhe një milion dollarë për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe dy milion dollarë për universitetet ukrainase – Akademia Kyiv-Mohyla në Kiev dhe Universiteti Katolik i Ukrainës (UCU) në Lviv.

    Gazetari ukrainas Vitaly Portnikov tha se të njohurit e Stepanec-it e telefonuan, duke u përpjekur të gjenin kontakte të njerëzve dhe organizatave që ai përmendi në testamentin e tij.

    Portnikov tha se Stepanec dëshironte të mbështeste arsimin, gjuhën dhe kulturën ukrainase, kështu që ai renditi ansamblin e hershëm të muzikës të Korës së Kozakëve midis trashëgimtarëve të tij. Solisti i tyre Taras Kompanichenko i tha Forbes ukrainas se ai mësoi për trashëgiminë nga Portnikov dhe pothuajse shpërtheu në lot.

    “Është prekëse të jesh në shoqëri kaq të denjë,” tha Kompanichenko.

    Meqë ra fjala, sipas raportit të Bankës Kombëtare të Ukrainës, vitin e kaluar banorët dhe kompanitë e atij vendi dhuruan rreth 500 milionë dollarë, për forcat e armatosura./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark