×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjenerali Isufi viziton policin e plagosur në Banjskë: Qëndroi i palëkundur në betejën për të marrë hakun e Heroit Afrim Bunjakut

    Insajderi
    05 October 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi, ka publikuar sot një fotografi me policin Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur në sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

    Isufi tha se Rashiti është kushëriri dhe heroi i tij si dhe komandant i atdheut.

    I plagosur rëndë luftoi deri në fund kundër terroristëve, qëndroi i palëkundur në betejën vendimtare për të marrë hakun e Heroit Afrim Bunjakut dhe nuk lejoi që trupi i tij të bie në kthetrat e armikut. Krenar me ty Alban që me gjakun, luftën e heroizmin tënd, bashkë me Afrimin e shokë tjerë, shkrove faqen e re të historisë kombëtare”.

    Sikur paraardhësit e tu të Seferit Heroik më në krye Heroin Idriz Seferi, e ringjalle përsëri amanetin e tyre bashkë me lavdinë e Skifterit e Kastriotit dëshmorë!”, ka shkruar ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark