×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Gjeniu” i dëgjueshëm Bislimi humb fuqinë në VV, fuqizohet Konjufca

    Insajderi
    23 October 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bislimi deri më sot ka mbajtur postin e nënkryetarit të parë në Vetëvendosje. Kurti ia besonte atij edhe udhëheqjen e mbledhjeve të partisë, gjatë kohës sa ishte jashtë vendit.

    Zëvendësi Bislimi pa përtese e zëvendësonte Kurtin në parti e në Qeveri. Funksiononte si cicëron zyrtar i fjalëve të kryetarit Kurti.

    Fuqizimi kaq i madh i Bislimit që nuk kishte marrë pjesë në asnjë demonstratë të Vetëvendosje dhe që nuk ishte arrestuar asnjëherë për idealin e partisë, kishte irrituar gardën e vjetër te Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

    Por, që nga sot ka nisur të shëmbet fuqia e Bislimit. Në parti nuk është më i dyti. Ai është vetëm anëtar i kryesisë së partisë në pushtet.

    Vendin e tij si nënkryetar i parë e ka zënë Glauk Konjufca.

    Kryeparlamentari Konjufca që në seancë pati edhe përplajse me Kurtin për sa i përket grevistëve, javëve te fundit duke se i ka rregulluar raportet me shokun Kurti.

    Vetëm brenda një muaji dy herë janë shpërndarë fotografi që tregojnë se si Kurti e Konjufca po e kalojnë vikendin bashkë, duke pirë kafe nën hijen e xhipave të zinj. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark