×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermania vendos të tërheqë trupat nga misioni paqeruajtës i OKB-së nga ky shtet

    Insajderi
    03 May 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Berlini zyrtar ka njoftuar se kushtet politike dhe të sigurisë në Mali, nuk mund të justifikojnë më vendosjen e 1000 paqeruajtësve gjermanë, raportoi “Euronews”.

    Qeveria gjermane konfirmoi të mërkurën se do të tërheqë trupat e saj nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Mali, duke përmendur tensionet me juntën ushtarake në pushtet të vendit.

    Nëpërmjet një deklarate, qeveria e Olaf Scholzit konfirmoi se gati 1000 ushtarë gjermanë të Bundesëehrit të dislokuar aktualisht në vend, do të largohen gradualisht gjatë 12 muajve të ardhshëm.

    Vendimi për tërheqje u njoftua për herë të parë nga Berlini në fund të vitit të kaluar. Gjermania ka qenë pjesë e Misionit të Stabilizimit të Integruar Shumëdimensional të Kombeve të Bashkuara në Mali që nga viti 2013 dhe aktualisht është kontribuesi i saj më i madh perëndimor.

    Dhuna në Mali ka marrë jetën e më shumë se 10 mijë civilëve dhe ushtarëve gjatë shtatë vjetëve të fundit, sipas OJQ-ve, dhe ka zhvendosur rreth 2 milionë njerëz.

    Qeveria e Olaf Scholz ka arritur në përfundimin se kushtet në terren nuk janë më të përshtatshme për të vazhduar pjesëmarrjen në misionin e Malit, por ajo pohon se është e përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajonin perëndimor të Sahelit dhe vendosi prillin e kaluar të dërgojë 60 ushtarë për të marrë pjesë në një misioni i ri i udhëhequr nga BE-ja në Niger.

    “Duam apo jo, ajo që po ndodh në Sahel ndikon tek ne. Kjo është arsyeja pse Berlini synon të qëndrojë në rajonin e Sahelit dhe të riorientojë angazhimin e tij për sigurinë në shtetet e Nigerit, Mauritanisë dhe Gjirit të Guinesë”, ka thënë të mërkurën Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark