×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan, aktakuzë për dhunë në familje

    Insajderi
    27 September 2018 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.H., për shkak të dhunës në familje.

    Prokuroria njofton se i pandehuri, nga muaji qershor e deri në muajin shtator të këtij viti, në komunën e Kamenicës, me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor të të dëmtuarave – bashkëshortes së tij A.S. dhe nënës së saj të paralizuar F.S., ka për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, në vazhdimësi i keqtrajton fizikisht, me ç’rast të dëmtuarës F.S., si pasojë e goditjeve i shkakton lëndime trupore. Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, nga neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjithashtu, i pandehuri me qëllim të frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë, të dëmtuarat i kanos seriozisht me fjalë se nëse e raportojnë rastin, do t’i privojë nga jeta, me ç’ rast ka kryer edhe veprën penale ‘’Kanosje’’, nga neni 185 paragrafi 3 të KPRK-së.

    Po ashtu, i njëjti edhe në Gjykatën Themelore në Gjilan, gjatë mbajtjes së seancës për shqyrtimin e urdhrit mbrojtës, e kanos me fjalë të dëmtuarën A.S., te e cila ka shkaktuar frikë të jashtëzakonshme. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Në aktakuzë është propozuar që Gjykata kompetente në Gjilan, t’ia vazhdojë masën e paraburgimit të pandehurit, pasi që ende ekziston rreziku real i ndikimit te të dëmtuarat dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

    Në fund Prokuroria, ka propozuar që Gjykata Themelore në Gjilan, pas vlerësimit të provave, të pandehurin të e shpallë fajtor për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptojë sanksion penal të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, i cili do t’i përgjigjej të gjitha rrethanave të kryerjes së veprave penale dhe me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark