×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjilan – Vidhet një shumë e konsiderueshme e parave në një shtëpi

    Insajderi
    11 April 2024 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një shtëpi në Gjilan sot hajnat kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

    Zëdhënësi rajonal Ismet Hashani, tha se rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

    “Ju njoftoj se është raportu një rast vjedhje e rëndë këtu në Gjilan. Sipas viktimës atij sot gjatë ditës i janë vjedhë një shumë e konsiderushme para të gatshme. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve rajonale janë duke i zhvillu hetimet”, tha Hashani për Insajderin.

    Ndryshe sipas raportimit të Sinjalit një mërgimtari nga Zvicra i janë vjedhur 142 mijë franga apo (145 mijë euro).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark