Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas tri fitoreve radhazi, Gjilani është ndalur me barazim nga Prishtina, e cila mori barazimin e dytë me radhë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta duke tentuar golin e epërsisë.
Megjithatë, pas 45 minutave lojë portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të bardhë.
Pjesa e dytë u karakterizua me më shumë raste nga të dyja ekipet, me mysafirët për një nuancë më të mirë, por edhe kësaj radhe nuk pati gola dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.
Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 39 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 32 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Malishevën, ndërsa Gjilani luan si mysafir i Dritës.