×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjobë me 200 euro dhe konfiskimi i lejes për 6 muaj ndaj shoferit i cili voziti nën ndikimin e alkoolit

    Insajderi
    13 January 2024 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është gjobitur me 200 euro dhe i është hequr leja për gjashtë muaj shoferit i cili ka vozitur nën ndikim të alkoolit. 

    Veç kësaj, shoferit i janë hequr edhe dy pikë të patentë shoferit.

    “Në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtē policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, ka njoftuar Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark