×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjobiten 22 shoferë në rrugën Skenderaj-Drenas, u kapën duke bërë gara kundërligjshëm

    Insajderi
    19 September 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjobitur 22 shoferë prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative për kundërvajtje në trafikun rrugor.

    Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë hasur në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor duke bërë gara sportive me vetura.

    “Mbrëmë rreth orës 23:00, të datës 18 shtator 2023, njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj 22 shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    “Kundërvajtësit, janë hasë në aksin rrugor në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark