×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjobitet 21-vjeçari në Ferizaj me 300 euro dhe tre muaj heqje të patent shoferit, voziti 146 km/h

    Insajderi
    13 March 2024 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia ditën e djeshme në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanit ka ndaluar një 21 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën 80 km/h, ai ngiste veturën e tij 146 km/h.

    Ndaj tij policia shqiptoi gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

    Komunikata:

    Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 12.03.2024 rreth orës 21:52 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt kanë ndaluar shoferin S.G (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 80 km/h ka zhvilluar shpejtësi 146 km/h.

    Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

    Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

    Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark