×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjuajti me armë në një aheng familjar në Shtime – Policia i gjen revole, kallashnikovë në shtëpi të dyshuarit

    Insajderi
    11 August 2023 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka gjuajtur me armë zjarri dje në fshatin Godanc i Epërm në Shtime.

    Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur revole, fishekë dhe një armë AK-47.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në një aheng familjar është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 3 revole me gas, një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark