×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajtja me armë në Graçanicë, flet për Insajderin avokati i Mentor Beqirit

    Insajderi
    16 April 2024 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Graçanicë pasditen e së martës.

    Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Insajderi, gjuajtja me armë në Graçanicë ka ndodhur në mes të grupit të Ismet Osmanit- “Currit” dhe biznesmenit Mentor Beqiri.

    Burimet policore i kanë thënë Insajderit se i përfshirë në këtë ndjekje me vetura dhe gjuajte me armë është edhe i biri i Ismet Osmanit, Amir Osmani. Ky i fundit ka qenë në ndjekje nga biznesmeni kontroverz Mentor Beqiri.

    Krejt kjo përplasje ka nis për një borxh prej 10 mijë eurove, për të cilën Mentor Beqiri pretendon se ia ka Amir Osmani. Kjo ka qenë arsyeja pse e ka ndjekur, me ia marrë këtë borxh.

    Amir Osmani ka qenë duke shkuar prej shtëpisë së tij në stacionin në Graçanicë.

    Të dyja veturat sipas burimeve të Insajderit janë në pronësi të grupit të Mentor Beqirit.

    Lidhur me këtë rast, Insajderi ka kontaktuar me avokatin e biznesmenit Beqiri, Musa Damati, i cili ka thënë se s’është në dijeni për një gjë të tillë. Ai ka ripotencuar faktin se Beqiri posedon armë me leje për shkak të natyrës së bizneseve.

    “Në cilësinë e avokatit, unë dje kam pasur takim me klientin tim dhe nuk kam njohuri se i njëjti është i përfshirë në ndonjë incident me armë. Përveçse konfirmoj se klienti im si afarist me përmasa ndërkombëtare gëzon edhe armëmbajtje me leje dhe atë armëmbajtje 24-orëshe, do të thotë me të drejtë të lëvizjes me armë për shkak të nivelit të tij si biznesmen me përmasa ndërkombëtare dhe për shkak të kërcënimeve që ndërlidhen me natyrën e punës së tij”, deklaroi Damati për Insajderin,

    Policia e Kosovës bëri të ditur se lidhur me rastin janë shoqëruar dy persona në stacion policor.

    “Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, tha ajo. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark